Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“Sonte do t’i japi fund jetës, nuk mundem të jetoj pa ty” – zbulohen mesazhet e vajzës përpara se të vetëvritej

Në vend se dita e parë e vitit të ri akademik ta gjente Blertën në kolegjin ku studionte për financa, trupi i saj u vendos në arkivol.

Gjithnjë sipas prokurorisë, vajza që pretendonte të bëhej ekonomiste kishte tentuar edhe më parë vetëvrasjen. Në bazë të provave që ka gjetur kjo e fundit, familja e saj ishte në dijeni për tentimvrasjen që Blerta kishte provuar më parë ta kryente me anë të substancave helmuese. Edhe përkundër kësaj situate, prokuroria pretendon se gjatë asaj kohe familja nuk i kishte dhënë ndihmë mjekësore, por çasje në armën e zjarrit, të cilën dyshohet se Blerta e përdori për të kryer vetëvrasje

“Nuk është këshilluar që viktima të mos e kryej një akt të tillë, në këtë rast vetëvrasjen”, thuhet në dosjen e prokurorisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Sinjali.

Mirëpo, familjarët e Blertës akuzonin ish të dashurin e saj për vdekjen e së bijës.

Në bazë të telefonit të viktimës, është konstatuar se ajo ka qenë në lidhje dashurie me një djalë (emër i njohur për redaksinë), i cili është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. I njëjti ka pranuar se ishte në lidhje dashurie me viktimën dhe bazuar në deklaratën e tij, ata ishin takuar vetëm tri herë. Para se Blerta të vetëvritej ata kishin prishur raportet mes vete.

Blerta kishte thënë se nëse nuk e vazhdon lidhjen me të, ajo do ta mbyste vetën, thuhet më tej në dosjen e prokurorisë.

Para se t’i jepte fund jetës, Blerta Osmani, kishte lënë tre SMS, për tre persona në telefonin e saj; Për ish të dashurin, motrën dhe për shoqen e ngushtë.

Në mesazhin drejtuar motrës, i lë amanet që t’i rrijë afër nënës së saj në mënyrë që të mos mërzitet.

SMS-të e Blerta Osmanit para se ta shkrepte plumbin në drejtim të kokës së saj.

Skena e vetëvrasjes dyshohet se ndodhi në oborrin e viktimës. Por, bazuar në provat e prokurorisë, edhe më tronditëse ngjarjen e bëjnë veprimet e familjarëve. Aty thuhet se pasi familja e ka dërguar vajzën për trajtim mjekësor, me të kuptuar se Blerta Osmani është pa shenja jete, babai, vëllau dhe motra e së ndjerës, janë kthyer në shtëpi dhe askush nuk ka vazhduar të qëndrojë me viktimën.

Rasti i 22-vjeçares kishte nisur të hetohej dhe pasi janë intervistuar, prindërit, vëllëzërit, motra dhe kunata (nusja e vëllaut), të së ndjerës, prokuroria ka vërejtur se deklaratat e tyre nuk kanë përputhshmëri dhe ‘secili deklarues bie në kundërshtim me njëri-tjetrin’.

Disa ditë më vonë, hetimet rezultuan me dy të arrestuar, babain dhe vëllain e viktimës. Ata dyshohen për veprën penale ‘shtytje në vetëvrasje’, për ‘manipulim të provave’, siç përshkruhet, ‘kjo është bërë me qëllim që të fshehin armën dhe gëzhojën e plumbit dhe me qëllim që ta akuzojnë ish të dashurin e saj’ (emër i njohur për redaksinë). Të njëjtit dyshohen edhe për dy vepra të tjera penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’.

Poashtu, gjatë hetimeve, në oborrin e familjes Osmani, në stallë të bagëtive është gjetur edhe një mjet i dyshuar për shpërthim (granatë dore), të cilin njësia e deminimit e ka konfiskuar dhe rasti është inicuar në polici.

Ndaj të dyshuarve Gjykata kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Ata vazhdojnë të jenë akoma në paraburgim./Gazeta Sinjali.

Youtube

Arkiva

Kategoritë