Sipas American Heart Association, gjysma e të rriturve në SHBA kanë presion të lartë të gjakut, të quajtur hipertension.
Një person që ka hipertension është i rrezikuar që të preket nga sëmundjet që lidhen me zemër.
Jetesa e shëndetshme, ulë presionin e lartë të gjakut. Me jetesë të shëndetshme nënkuptohet: ushqimi i shëndetshëm, ushtrime të rregullta fizike, limitimi i alkoolit etj.
Disa studime tregojnë që disa suplimente ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.
Potasiumi – është një mineral që luan rol në rregullimin e presionit të gjakut.
Magnezi – është një mineral tjetër që ka rol të vecantë për të stabilizuar presionin e gjakut.
Acidi folik – duhet konsumuar në mënyrë që të rregullohet presioni i gjakut./FamiljaJone