Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që nuk duhet konsumuar nga personat me infeksion të traktit urinar

Mënyra e të ushqyerit ka një rol qenësor në shëndet. Prandaj  nuk është çudi që ushqimi luan rol parësor edhe tek një person që vuan nga infeksioni i traktit urinar.

Madje, shumë studiues besojnë që kur një person ka infeksion urinar, duhet menjëherë të ndryshojë mënyrën e të ushqyerit.

Ushqimet dhe pijet që janë antioksidant mund të ndihmojnë që trakti urinar të jetë i shëndetshëm.

Në këtë mes hyjnë ushqimet si; boronicat,  çokollata e zezë, domatet, brokoli, spinaqi etj.

Ende nuk ka një dietë specifike për personat që vuajnë nga infeksioni i traktit urinar, por natyrisht që ka disa ushqime që nuk duhet t’i konsumojnë ata që vuajnë nga ky lloj infeksoni.

Për t’u shëruar nga infeksioni urinar, një pacient duhet me patjetër të heq dorë nga alkooli dhe kafeja. Kjo për arsye se ato dehidratojnë trupin dhe largojnë vitaminat dhe mineralet nga trupi.

Por a është qumështi i duhur për personat me infeksion urinar?

Në parim, produktet e qumështit nuk i bëjnë dëm traktit urinar, por shpeshherë produktet e qumështit në treg janë të mbushura me përbërës të tillë që i përkeqësojnë simptomat. Përderisa, qumështi është organik dhe nuk ka përbërës të jashtëm atëherë konsumimi i tij nuk i bën dëm traktit urinar.

Kujdesuni gjithashtu që të hani shumë ushqime që rrisin sistemin imunitar dhe luftojnë mikrobet./FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë