Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse ndodh infertiliteti tek gratë e pse tek burrat?

Ka shumë çifte që ballafaqohen me infertilitet. Infertiliteti mund të ndodh edhe tek burrat edhe tek gratë.

Ka arsye të ndryshme pse një person nuk mund të kenë fëmijë, por që natyrisht një rol të madh luajnë edhe shkaktarët e jashtëm.

Tek burrat që vuajnë nga probleme që lidhen me infertilitet atëherë duhet që të limitojnë alkoolin dhe të ndalojnë duhanin kurse tek gratë rol të madh  luan edhe stresi.

Më poshtë do ua përshkruajmë disa prej shkaktarëve që ndikojnë në infertilitet:

Tek gratë

Mos u stresoni

Debati për lidhjen mes infertilitetit dhe stresit është i kahmotshëm. Stresi sidomos tek gratë, luan një rol qenësor. Studimet tregojnë që një prej arsyeve pse një grua nuk mund të ngelet shtatzënë është pikërisht stresi. Gratë që kanë pasur probleme me infertilitet, kanë raportuar për shumë studime, që janë shumë të stresuara.

Ndaloni duhanin

Duhanpirja mund të ndodh që t’i çrregullojë hormonet.  Studimet të shumta e lidhin duhanpirjen me monopauzë të hershme.

Qëndroni në peshë ideale

Të jesh mbipeshë ose nënpeshë, mund ta zvogëlojë mundësinë për të ngelur shtatëzënë. Një studim i bërë nga ‘Nutrion Reviews’ argumenton që mbipesha pengon sistemin riprodhues tek gratë. Humbja e peshës u ndihmon këto gra në lidhje me fertilitetin. Po ashtu probleme me infertilitet mund të kenë edhe gratë që janë nënpeshë. Studimet tregojnë që pesha e vogël rrezikon funksionimin normal të vezoreve.

Bëni ushtrime fizike

Të jesh fizikisht aktiv, ndikon që gratë të jenë me fertile. Një studim ku morën pjesë rreth 51 mijë gra, u kuptua që ato që merren me ushtrime fizike kanë monopauzë më të vonshme.

Tek burrat

Qëndroni në peshë të duhur

Edhe burrat që kanë probleme me peshë, kanë probleme gjithashtu edhe me infertilitet.

Mos pini duhan

Tek burrat si edhe tek gratë, duhanpirja ndikon tek fertiliteteti. Disa studime bëjnë të ditur për efektin negativ që ka duhani tek sistemi riprodhues i burrave.

Mos pini alkool

Alkooli është një prej shkaktarëve kryesor të infertelitetit tek burrat.  Studimet sistematike që iu janë bërë rreth 30 mijë burrave, tregojnë që alkooli ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e spermës./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë