Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kështu duhet të sillen prindërit e rinj!

Askush nuk mund ta mohojë, kënaqësinë që të sjell një foshnje.  Ditët e para me fëmijë, mund të jenë sa të lumtura aq edhe stresuese për prindërit e rinj. Atë që nuk duhet harruar prindërit është që përveç  për foshnjën, të kujdesen edhe për veten.

Për në fillim të mbarë ju duhet një lindje e qetë.

Këtë mund ta realizoni në Spitalin Sirona, ku krahas mjekëve profesionist, ambientit relaksues ju do të keni një kujdes të veçantë për vete dhe për të voglin tuaj.

Flini mjaftueshëm

Prindërit mund të humbasin shumë orë gjumi, pasi kujdesën për të sapoardhurin në jetë. Ekspertët sugjerojnë që prindërit të flenë mjaftueshëm dhe ta bëjnë me turne kohën kur të kujdesen për beben.

Bëni ushtrime fizike

Për nënat e reja, është shumë e vështirë ta pranojnë trupin pas lindjes. Prandaj, rekomandohet që të marrin kohë edhe për veten e të bëjnë ushtrime fizike. Kthimi i trupit në formën  e mëhershme ndikon edhe tek vetëbesimi që një grua ka.

Ushqehu si duhet

Përveç ushtrimeve fizike, një nënë e re duhet që të mbaj një dietë të balancuar – në mënyrë që ushtrimet të kryejnë punën e tyre. Nëse një grua është gji-dhënëse, është tejet e rëndësishme që të hajë ushqime të pasura me vitamina.

Anuloni vizitat

Natyrisht që familja dhe shoqëria do të kërkojnë të iu vizitojnë në ditët e para të ardhjes së fëmijës tuaj. Por kjo nuk është gjithmonë diçka e mirë. “Lindja është një proces jo i lehtë. Prandaj gjatë kësaj kohe duhet që t’i rimerrni energjitë e humbura dhe kur keni shumë vizitorë, atëherë nuk do mund të kujdeseni për veten”, thotë gjinekologu, Betsy Greenleaf.

Kërkoni ndihmë

Kur një çift bëhen prindër për herë të parë, natyrisht që nuk i kanë të gjitha përgjigjet. Ekspertët besojnë që për prindërit e rinj, e udhës është që kërkojnë ndihmë edhe prej të tjerëve. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë