Ndonëse mund të mendohet që nga depresioni mund të vuajnë vetëm të rriturit, kjo gjë nuk qëndron.
Edhe fëmijët e vegjël mund të preken nga depresioni, prandaj prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që t’i identifikojnë simptomat në fazat e hershme.
Sipas Centers for Disease Control and Prevention në SHBA, 3.2% e fëmijëve nga mosha 3 deri në 17 vjec, janë të diagnostifikuar me depresion. Kjo shifër mund të tregojë, se sa i shpeshtë është depresioni tek fëmijët.
Fëmijët me depresion ndihen të mërzitur dhe të pashpresë. Depresioni, është shumë më shumë se të ndjerit i mërzitur. Depresioni, mund të ndikojë edhe në sjelljen e fëmijëe.
Tek fëmijët e vegjël shenjat e depresionit mund të shkaktojnë edhe simptoma fizike si: dhimbje të stomakut.
Disa prej simptomave të zakonta të depresionit të fëmijëve janë:
Humbje e interesit në aktivitete që dikur kënaqej
Motivim i ulët
Ndryshim i orarit të gjumit
Ndryshim i orarit të ushqimit
Interesohet për vdekje
Ka pak vetëbesim/Familja Jone