Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë në Ferizaj, pasi ishte dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të dielën, më 23 nëntor, rreth orës 18:20, në rrugën “Ramadan Rexhepi”.
Pavarësisht se fëmija ishte dërguar për trajtim në Emergjencë, ai më pas ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rrethanat e vdekjes së fëmijës nuk janë bërë të ditura.













