Mër, Sht 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Sa herë i prekni sytë gjatë ditës? Klinika Gjermane e Syrit tregon rreziqet

Prekja e syve është një veprim që shumë njerëz e bëjnë gjatë ditës pa e vërejtur, qoftë për shkak të kruajtjes, lodhjes apo thjesht si një shprehi. Megjithatë, duart mund të bartin mikrobe, pluhur dhe papastërti që mund të kalojnë lehtësisht në sipërfaqen e syrit.

Klinika Gjermane e Syrit tërheq vëmendjen ndaj këtij veprimi të përditshëm dhe këshillon që prekja dhe veçanërisht fërkimi i shpeshtë i syve të shmanget sa herë që është e mundur.

Sipas klinikës, kontakti i shpeshtë i duarve me sytë mund të shkaktojë irritim dhe skuqje, kruajtje dhe lotim, ndërsa mund të rrisë edhe rrezikun për infeksione të syrit.

“Edhe kur duart duken të pastra, ato mund të bartin mikrobe, pluhur dhe papastërti që mund të kalojnë lehtësisht te sytë”, thotë Klinika Gjermane e Syrit.

Përveç irritimit dhe infeksioneve, fërkimi i vazhdueshëm mund të dëmtojë sipërfaqen e syrit dhe të përkeqësojë disa probleme ekzistuese të syve. Për këtë arsye, ndjenja e kruajtjes ose irritimit nuk duhet të shoqërohet automatikisht me fërkim të syve.

Klinika rekomandon që, në raste të tilla, duart të lahen para se të preket zona rreth syve. Nëse kruajtja, skuqja, lotimi ose shqetësimi vazhdojnë, këshillohet konsultimi me okulistin për të përcaktuar shkakun e problemit.

Kujdesi ndaj higjienës së duarve dhe shmangia e prekjes së panevojshme të syve janë hapa të thjeshtë që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të syve dhe në uljen e rrezikut për irritime dhe infeksione.

Youtube

Arkiva

Kategoritë