Hën, Gus 31, 2026
Banner Top
Banner Top
Çfarë janë “mizat e syrit” dhe pse na shfaqen ato?

Pikat, vijat, njollat ose fijet që duken sikur lëvizin para syve janë një dukuri që shumë njerëz e kanë vërejtur, veçanërisht kur shikojnë një sipërfaqe të ndritshme. Të njohura si “mizat e syrit” ose “floaters”, këto forma në shumicën e rasteve janë të padëmshme, por në raste të caktuara mund të jenë shenjë e një problemi që kërkon vlerësim të shpejtë nga okulisti.

Për këtë çështje ka informuar Klinika Gjermane e Syrit, e cila ka shpjeguar se çfarë janë “floaters”, pse shfaqen dhe cilat janë shenjat që nuk duhet të neglizhohen.

Sipas Klinikës Gjermane të Syrit, “floaters” janë “pika, vija, njolla ose forma të vogla që duket sikur lëvizin në fushën e shikimit”.

Klinika shpjegon se këto forma krijohen nga hijet e strukturave brenda humorit qelqor, substanca xhelatinoze që mbush pjesën e brendshme të syrit. Për këtë arsye, personi mund të ketë ndjesinë se këto pika ose fije po lëvizin para syve, edhe pse në fakt bëhet fjalë për hije të krijuara brenda syrit.

“Ato mund të vërehen më shumë në rrethana të caktuara, veçanërisht kur shikojmë sipërfaqe të ndritshme. Sipas Klinikës, një person mund t’i dallojë më lehtë kur shikon qiellin, një mur të bardhë apo sipërfaqe të tjera të ndritshme.” shpjegon KGJS-ja.

Megjithatë, kjo klinikë thekson se duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje në te një situatë që kërkon më shumë kujdes: shfaqja e papritur e “mizave të syrit”.

“Shfaqja e papritur e tyre nuk duhet neglizhuar”, thekson klinika.

Kur mund të jenë shqetësuese “mizat e syrit”?

Sipas Klinikës Gjermane të Syrit, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet rasteve kur shfaqja e “floaters” shoqërohet me simptoma të tjera si shkëndija drite, shkëndija drite dhe humbje ose turbullim të papritur të shikimit.

Sipas Klinikës, këto mund të jenë shenja të një problemi serioz të retinës dhe kërkojnë “kontroll urgjent te okulisti”.

Pse shfaqen “mizat e syrit”?

Klinika Gjermane e Syrit shpjegon se një prej arsyeve më të zakonshme se pse shfaqen “mizat e syrit”, lidhet me ndryshimet natyrale të trupit qelqor të syrit.

“Shpesh lidhen me ndryshimet natyrale të trupit qelqor të syrit, veçanërisht me kalimin e moshës”, thuhet në informacionin e publikuar nga Klinika.

Megjithatë, Klinika thekson se këto ndryshime mund të shfaqen edhe në rrethana të tjera. Ndër shkaqet e mundshme përmenden traumat në sy, inflamacioni, gjakderdhja brenda syrit dhe ndryshimet në retinë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë