Pre, Kor 31, 2026
Banner Top
Banner Top
Rezonanca 3: Terapia e detoksit është faza fillestare e rehabilitimit drejt rikuperimit

Spitali për trajtimin e varësive, Rezonanca 3, ka ndarë informacione rreth rëndësisë së terapisë së detoksit në procesin e rehabilitimit, duke theksuar rolin e saj në hapat e parë drejt rikuperimit të pacientëve.

“Terapia e Detoksit është faza fillestare e rehabilitimit dhe një moment vendimtar drejt rikuperimit”, thuhet në postimin e publikuar nga Rezonanca 3.

Sipas spitalit, ky proces zhvillohet në një ambient të sigurt, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të ekipit multidisiplinar, duke ofruar kujdes të personalizuar për secilin pacient gjatë gjithë fazës së trajtimit.

“Ne besojmë se çdo individ meriton një mundësi të re për të rifituar shëndetin, qetësinë dhe kontrollin mbi jetën e tij”, thekson Spitali për trajtimin e varësive, Rezonanca 3.

Përmes shërbimeve të tij të specializuara, Rezonanca 3 synon të mbështesë pacientët gjatë procesit të rehabilitimit, duke ofruar trajtim profesional dhe kujdes të përshtatur sipas nevojave individuale.

Për të mësuar më shumë rreth punës së Spitalit për trajtimin e varësive, Rezonanca 3, si dhe rezultateve të pacientëve të trajtuar, mund të ndiqni videot e publikuara më poshtë.

Për konsultime dhe informata shtesë, mund të kontaktoni në numrin +383 49 603 700. Spitali ndodhet në Magjistralen Prishtinë–Ferizaj, km 10.

Youtube

Arkiva

Kategoritë