Mër, Kor 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Rezonanca 2 ofron Kontrolle Onkologjike falas çdo të martë

Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2 ka njoftuar se çdo të martë, nga ora 10:00 deri në 14:00, do të ofrojë kontrolle onkologjike falas. Sipas njoftimit, kontrollet do të kryhen nga dy specialistë nga Turqia, Cemil Bilir, onkolog mjekësor, dhe Caner Aktaş, onkolog i radioterapisë.

Cemil Bilir është onkolog mjekësor me mbi një dekadë përvojë klinike dhe aktualisht edhe Profesor i Mjekësisë në Universitetin Istinye në Stamboll.

Ai ka nënspecializimin në kancerin urologjik, gjinekologjik dhe të gjirit, ndërsa fusha e tij kërkimore përfshin qelizat kancerogjene qarkulluese dhe onkologjinë molekulare-diagnostike.

Bilir gjithashtu, ka një numër publikimesh shkencore në revista ndërkombëtare të recensuara.

Caner Aktaş është specialist i Onkologjisë me Rrezatim, i specializuar në Departamentin e Onkologjisë me Rrezatim të Universitetit të Ankarasë (2006-2011). Ka punuar në disa qendra shëndetësore në Turqi, përfshirë Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Zonguldak Bülent Ecevit, Spitalin Ankara Dışkapı Yıldırım Beyazıt (ku ka shërbyer si Shef i Klinikës së Onkologjisë me Rrezatim), Spitalin e Trajnimit të Stambollit, dhe së fundmi Spitalin Çam ve Sakura në Stamboll.

Aktaş gjithashtu ka publikime shkencore në fushën e efekteve të rrezatimit dhe planifikimit të trajtimeve radioterapike.

Rezonanca 2 ka njoftuar se këto kontrolle janë të dedikuara për pacientët e diagnostikuar me kancer, personat që dyshojnë për sëmundje onkologjike, si dhe familjarët që kanë nevojë për këshillim dhe orientim lidhur me trajtimin.

Për informata shtesë dhe rezervim të terminit, të interesuarit mund të kontaktojnë Spitalin e Përgjithshëm Rezonanca 2 në numrin +383 49 603 330 ose në adresën elektronike hospital@rezonanca-rks.com. Spitali ndodhet në Magjistralen Prishtinë–Ferizaj, km 9, Prishtinë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë