Ka ndërruar jetë babai i gazetarit të njohur, Fidan Rama, z. Ramadan Rama. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një statusi në Facebook duke u shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar të fushës së punës sociale, njërit ndër themeluesit të shërbimeve sociale në Rahovec, ish-drejtorit shumëvjeçar të Qendrës për Punë Sociale dhe humanistit të përkushtuar, z. Ramadan Rama.
Në vitin 1979, ai themeloi Qendrën për Punë Sociale në Rahovec, të cilën e drejtoi rreth 30 vjet me përkushtim të jashtëzakonshëm, duke dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit social në komunën tonë. Si një ndër defektologët e parë dhe më të përkushtuar në Kosovë, ai për dekada me radhë ishte zëri dhe mbështetja e shumë familjeve në nevojë, duke mishëruar vlerat më të larta të humanizmit dhe solidaritetit shoqëror.
Edhe pas pensionimit, Ramadan Rama e ndali veprimtarinë e tij humanitare, duke themeluar shoqatën “Humaniteti” dhe duke vazhduar të jetë pranë qytetarëve, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë njerëzve dhe në ndërgjegjen shoqërore të vendit tonë.
Vepra e tij dhe kontributi i çmuar në shërbim të qytetarëve dhe të mirës së përgjithshme do të mbeten përherë udhërrëfyes dhe shembull frymëzimi për brezat që vijnë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama, posaçërisht, ngushëllime për humbjen e babait, mikut tim, gazetarit të njohur, z. Fidan Rama, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!”, ka shkruar Latifi ne Facebook.













