jë studim i ri ka zbuluar se kombinimi i stresit kronik me ngrënien vonë në mbrëmje mund të dëmtojë ndjeshëm shëndetin e zorrëve dhe të rrisë rrezikun për probleme të tretjes.
Hulumtimi, i prezantuar në konferencën shkencore Digestive Disease Week 2026, analizoi të dhënat e më shumë se 11 mijë personave nga studimi amerikan NHANES dhe mbi 4 mijë pjesëmarrës të projektit American Gut Project. Studiuesit zbuluan se personat që konsumonin më shumë se 25% të kalorive ditore pas orës 21:00 dhe njëkohësisht kishin nivele të larta stresi ishin deri në 2.5 herë më të prirur të vuanin nga kapsllëku, diarreja dhe çrregullime të tjera të tretjes, transmeton FamiljaJone.
Sipas autorëve të studimit, ngrënia e vonshme dhe stresi krijojnë një “goditje të dyfishtë” për organizmin. Ky kombinim lidhet edhe me uljen e diversitetit të mikrobiomës së zorrëve – bakteret e dobishme që luajnë rol të rëndësishëm në tretje, sistemin imunitar dhe shëndetin e përgjithshëm.
Ekspertët shpjegojnë se stresi dhe ngrënia në orët e vona prishin ritmin biologjik të organizmit dhe ndikojnë negativisht në komunikimin mes trurit dhe zorrëve, duke nxitur inflamacion dhe probleme të tretjes. Megjithëse studimi është vëzhgues dhe nuk provon shkakësi të drejtpërdrejtë, ai mbështet gjithnjë e më shumë teorinë se koha kur hamë është po aq e rëndësishme sa ushqimi që konsumojmë.
Për të mbrojtur shëndetin e zorrëve, studiuesit rekomandojnë konsumimin e vakteve më herët gjatë ditës, mbajtjen e një orari të rregullt ushqimi dhe përdorimin e metodave të shëndetshme për menaxhimin e stresit, si aktiviteti fizik, meditimi ose teknikat e relaksimit.
Studimi u prezantua nga: Dr. Harika Dadigiri, New York Medical College
Burimi: Digestive Disease Week 2026 / Verywell Health
Raporton: FamiljaJone













