Enj, Qer 18, 2026
Banner Top
Pse disa njerëz ndihmojnë të tjerët, por e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë për veten? Flet psikologia Antigona Qenaj Sejdiu

Të ndihmosh të tjerët shpesh shihet si një vlerë e rëndësishme njerëzore, por jo gjithmonë është po aq e lehtë të kërkosh ndihmë kur vetë përballesh me vështirësi. Shumë njerëz janë të gatshëm të dëgjojnë, të këshillojnë dhe të mbështesin të tjerët, ndërsa kur bëhet fjalë për problemet e tyre personale, zgjedhin të heshtin dhe t’i përballojnë të vetëm.

Në një intervistë për Familja Jonë, psikologia Antigona Qenaj Sejdiu flet për arsyet pse disa persona e kanë më të lehtë të jenë mbështetje për të tjerët sesa të pranojnë se edhe vetë kanë nevojë për ndihmë. Ajo trajton aspektet emocionale dhe psikologjike që mund të ndikojnë në këtë sjellje, përfshirë frikën nga gjykimi, ndjenjën e përgjegjësisë, dëshirën për të mos i ngarkuar të tjerët dhe bindjen se kërkimi i ndihmës mund të shihet si dobësi.

Kjo temë ngre një çështje të rëndësishme për shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale: sa të gatshëm jemi të kujdesemi për veten, ashtu siç kujdesemi për njerëzit që na rrethojnë?

Përgjigjen e plotë të psikologes Antigona Qenaj Sejdiu mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë