Shumë njerëz besojnë se lumturia vjen kur arrijnë suksesin, sigurojnë stabilitet financiar apo realizojnë qëllimet e tyre personale. Megjithatë, jo rrallëherë ndodh që edhe pasi i arrijnë këto gjëra, vazhdojnë të ndihen të pakënaqur dhe të zbrazët emocionalisht.
Në një intervistë për FamiljaJonë, psikologia Halili trajton një nga dilemat më të mëdha të kohës moderne: pse lumturia duket kaq e vështirë për t’u arritur, edhe kur kushtet e jetës janë të favorshme.
Sipas saj, shpesh njerëzit bien në kurthin e krahasimit me të tjerët, duke menduar se gjithmonë u mungon diçka për të qenë të lumtur. Kjo krijon një ndjenjë të vazhdueshme pakënaqësie, pavarësisht arritjeve që kanë.
Ndiqni videon e plotë për të dëgjuar shpjegimet dhe rekomandimet e psikologes Halili mbi këtë temë që prek secilin prej nesh.













