Telefonat, tabletat dhe televizorët janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, edhe atyre të fëmijëve, duke ndryshuar mënyrën se si ata mësojnë, luajnë apo edhe komunikojnë.
Sipas ekspertëve të cituar nga një storie në BBC me titull “What screens really do to your child’s brain development”, truri i fëmijëve është në zhvillim të vazhdueshëm dhe është vecanarisht i ndjeshëm ndaj stimulimit të jashtëm gjatë viteve të para të jetës. Ekspozimi i zgjatur në ekrane mund të ndikojë në vëmendje, kujtesë, gjuhë dhe aftësi sociale, pasi fëmijët kalojnë më pak kohë në ndërveprim me njerëzit përreth.
Megjithatë, në këtë video theksohet edhe rëndësia që ka lloji i përmbajtjes dhe mënyra se si përdoret teknologjia dhe rekoamndohet që prindërit të vënë kufizime të qarta, sidomos për fëmijët nën moshën 5 vjecare duke sugjeruar që koha para ekranit të jetë e kufizuar dhe e mbikqyrur nga ta.
Në të njëjtën kohë, specialistët theksojnë rëndësinë e balancës. Aktivitetet fizike, loja kreative dhe leximi mbeten thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, ndërsa teknologjia duhet të përdoret si mjet mbështetës, jo si zëvendësues i ndërveprimit njerëzor.












