Mër, Qer 3, 2026
Banner Top
Banner Top
Shkolla Finlandeze në Kosovë: model arsimor që kombinon mësimin, mirëqenien dhe qasjen ndërkombëtare (VIDEO)

Edlira Dibrani, Zyrtare për Komunikim në Shkollën Finlandeze, ishte e ftuar këtë të diel në emisionin Familja Jonë ku ka treguar gjerësisht për mundësitë e regjistrimit të fëmijëve në këtë shkollë lidere dhe gjithashtu ka treguar për programet dhe qasjen që kjo shkollë ka.

Ajo ka treguar që kjo shkollë synon të ofrojë një mjedis më fleksibil dhe të orientuar drejt nxënësit ku ata përvec përmbajtjes shkollore, theks të vecantë i jepet edhe zhvillimit të shprehive të shëndetëshme për mirëqenien fizike e mendore të fëmijëve.

Kjo shkollë ka dy programe mësimore: atë në gjuhën shqipe dhe programin në gjuhën angleze. Një nga elementet dallues  është dimensioni ndërkombëtar i shkollës, duke u bërë pjesë e rrjeteve arsimore jashtë vendit dhe duke u renditur ndër institucionet që kanë fituar vëmendje për cilësinë e tyre.

Përtej kurrikulës, nxënësit përfshihen edhe në aktivitete me karakter humanitar, duke u inkurajuar të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë sociale që në moshë të hershme.

Regjistrimi në Shkollën Finlandeze në Kosovë është i hapur për të gjithë të interesuarit. Për më shumë informacionë mund ta ndiqni emisionin në linkun e mëposhtëm:

Youtube

Arkiva

Kategoritë