Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka uruar festën e Kurban Bajramit duke ndarë edhe fotografi nga vizita e saj në Bashkësinë Islame të Kosovës ku ka takur edhe Myftiun Naim Tërnava.
“Në thelb të festës së Kurban Bajramit qëndron flijimi për të mirën, përkushtimi që tejkalon vetveten dhe kujdesi për tjetrin.” ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka uruar që fryma e dashamirësisë t’i shoqërojë njerëzit në çdo kohë.
“Në ditë si kjo, familjet afrohen, sofrat hapen, zemrat zbuten dhe kujdesi për njëri-tjetrin bëhet edhe më i dukshëm. Uroj që kjo frymë të na shoqërojë në familje, në lagje, në punë dhe në jetën tonë të përditshme. Me fat Kurban Bajrami!” ka shtuar Haxhiu.













