Mar, Maj 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Australia regjistron viktimën e parë nga difteria mes shpërthimit më të madh në dekada

Australia ka regjistruar viktimën e parë nga difteria, ndërsa vendi po përballet me shpërthimin më të madh të kësaj sëmundjeje në më shumë se tri dekada.

Sipas mediave ndërkombëtare si BBC, këtë vit janë regjistruar 245 raste, numri më i lartë që nga viti 1991. Shumica e rasteve janë raportuar në komunitetet e largëta indigjene.

Shpërthimi i difterisë u shpall në muajin mars në territorin verior, ndërsa raste janë evidentuar edhe në Australinë Perëndimore, Australinë Jugore dhe Queensland. Rritja e rasteve nisi në fund të vitit 2025 dhe u përshpejtua gjatë muajit shkurt.

Ministri i Shëndetësisë në Territorin Verior bëri të ditur se autopsia konfirmoi difterinë si shkak të vdekjes së një burri që ndërroi jetë në prill në Spitalin Royal Darwin. Ky është rasti i parë fatal nga difteria në Australi që nga viti 2018.

Difteria është sëmundje e parandalueshme me vaksinë. Forma respiratore shkakton simptoma si ethe, dhimbje fyti dhe vështirësi në frymëmarrje e gëlltitje dhe mund të jetë kërcënuese për jetën. Ndërkaq, difteria kutane shkakton plagë ose ulçera në lëkurë, të cilat zakonisht shërohen ngadalë dhe rrallëherë çojnë në komplikime serioze.

Youtube

Arkiva

Kategoritë