Mar, Maj 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Raporti javor: 31 lindje dhe mbi 10 mijë analiza gjatë javës në Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 18–25 maj, duke reflektuar një aktivitet të lartë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj jave janë regjistruar 31 lindje dhe janë kryer 47 operacione në traktin operativ.

Në ambulancat specialistike janë realizuar 2,265 vizita, ndërsa në shërbimin e hemodializës janë trajtuar 261 pacientë.

Në laboratorë, 713 pacientë kanë kryer gjithsej 10,238 analiza, duke përbërë një nga volumet më të larta të shërbimeve gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu, sipas njoftimit, janë ofruar 426 shërbime ultrazëri, 330 në radiologji dhe 103 ekzaminime CT. Në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim janë trajtuar 232 pacientë, ndërsa aktualisht në spital janë të hospitalizuar 142 pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë