Mar, Maj 26, 2026
Banner Top
Banner Top
QIKA fton partitë politike të zotohen kundër varfërisë menstruale

Sot Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka njoftuar se kjo organizatë ka dërguar tek të gjitha partitë politike kërkesë për nënshkrimin e një zotimi publik kundër varfërisë menstruale.

QIKA ka shpjeguar se nëse partitë politike e nënshruajnë këtë dokument, ato zotohen se gjatë legjislaturës së ardhshme do të angazhohen për të luftuar varfërinë menstruale, të mbështesin politika publike që garantojnë qasje të barabartë në produkte menstruale dhe t’i trajtojnë produktet menstruale si produkte esenciale dhe jo si luks.

“Po ashtu, nëse bëhen pjesë e qeverisë së ardhshme, partitë zotohen se do ta largojnë TVSH-në prej 18% nga produktet menstruale.” thekson QIKA.

Kjo organizatë ka shtuar se ky zotim bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Barazi Gjinore dhe detyrimet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave.

“QIKA i fton partitë politike që të marrin përgjegjësi dhe të ndërmarrin hapa konkretë kundër kësaj forme të institucionalizuar të diskriminimit që rëndon mbi gratë dhe vajzat në Kosovë. Produktet menstruale nuk janë luks.” ka bërë thirrje QIKA.

Youtube

Arkiva

Kategoritë