Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se mund të duhen deri në nëntë muaj para se një vaksinë kundër kësaj specie të veçantë të Ebolës të jetë gati.
Dy “vaksina kandidate” të mundshme kundër specieve Bundibugyo janë duke u zhvilluar, por asnjëra nuk ka kaluar ende nëpër prova klinike, tha të mërkurën këshilltari i OBSH-së, Dr. Vasee Moorthy, shkruan BBC.
Shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ka pasur 600 raste të dyshuara të Ebolës dhe 139 vdekje të dyshuara, por numri pritet të rritet duke pasur parasysh kohën e nevojshme për të zbuluar virusin.
Duke folur me gazetarët në Gjenevë, ai tha se 51 raste janë konfirmuar në Republikën Demokratike të Kongos – ku u raportua rasti i parë – dhe dy në Ugandën fqinje.












