Për vitin e gjashtë me radhë, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA organizon fushatën “Java kundër varfërisë menstruale dhe stigmatizimit të menstruacioneve!”
Siç ka njoftuar kjo organizatë, nga 22 deri më 28 maj, do të shpërndajë produkte menstruale falas në shkolla, universitete, kafiteri dhe hapësira publike dhe do të flasë për një realitet që vazhdon të prekë mijëra vajza dhe gra në Kosovë.
“Sepse menstruacionet nuk janë luks. As higjiena menstruale nuk duhet të trajtohet si e tillë. Peceta nuk është luks — është nevojë!” Ka shkruajtur QIKA.













