Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për muajin mars 2026, ku vërehet rritje e numrit të lindjeve dhe vdekjeve, ndërsa kurorëzimet dhe shkurorëzimet kanë shënuar rënie krahasuar me muajin shkurt.
Sipas ASK-së, gjatë muajit mars janë regjistruar gjithsej 2,314 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej tyre, 1,211 janë meshkuj dhe 1,103 femra. Krahasuar me muajin shkurt 2026, lindjet kanë shënuar rritje prej 15.6%.
Në të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 932 raste të vdekjeve, prej të cilave 524 meshkuj dhe 408 femra, që paraqet rritje prej 3.4% krahasuar me muajin paraprak.
Sa i përket martesave, në mars janë regjistruar 932 kurorëzime, duke shënuar rënie prej 3.8% krahasuar me shkurtin.
Ndërkohë, janë regjistruar 133 raste të shkurorëzimeve, që paraqesin rënie prej 1.5%.












