Mar, Maj 19, 2026
Banner Top
Komuna e Prishtinës ndanë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor

Komuna e Prishtinës ka ndarë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama.

“Sot, në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Bujar Gashi, ndamë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor, si shenjë falënderimi për punën, përkushtimin dhe kujdesin që ofrojnë çdo ditë për qytetarët e Kryeqytetit.” ka shkruar Rama.

Kreu i komunës së Prishtinës është shprehur se mjeku familjar është shtylla e parë e kujdesit për qytetarët.

“Mjeku familjar është shtylla e parë e kujdesit për qytetarët, aty ku nis besimi, përkushtimi dhe mbështetja për shëndetin e secilit.” ka shkruar ai.

Tutje në postimin e tij, Rama është zotuar se kryeqyteti mbetet i përkushtuar në forcimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen e vazhdueshme për ata që kujdesen për shëndetin publik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë