Gjatë javës së kaluar, përfshirë edhe ditën e festës zyrtare, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë lindur 24 foshnje.
Sipas raportit javor të punës, në këtë periudhë janë realizuar 3,149 vizita specialistike dhe janë regjistruar 278 pranime të reja për trajtim.
Në laboratorë, 1,688 pacientë kanë kryer gjithsej 21,641 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar edhe 71 operacione me sukses dhe 266 dializa.
Në kuadër të shërbimeve diagnostike janë kryer 759 incizime me rëntgen, 293 ekzaminime me ultrazë, 86 rezonanca magnetike (MRI) dhe 5 mamografi.
Po ashtu, janë realizuar 61 ehokardiografi, 19 ergometri, 13 gastroskopi dhe 10 kolonoskopi.
Në repartin e rehabilitimit janë ofruar edhe 261 shërbime fiziatrike.













