Programi i UNICEF-it në Kosovë ka njoftuar se po vazhdon angazhimi në komunitet, nëpër familje, derë më derë për të identifikuar dhe vaksinuar fëmijët me vaksinën kundër fruthit dhe sipas kalendarit te vaksinimit.
Po ashtu, UNICEF ka bërë të ditur se familjet po udhëzohen edhe drejt Qendrave të Mjekësisë Familjare për vaksinim.
“Ky angazhim synon që çdo fëmijë të ketë qasje në vaksina dhe të mbrohet nga sëmundjet e parandalueshme. Vaksinoni fëmijët, vaksinat shpëtojnë jetë.” është shprehur UNICEF.
Sipas njoftimit, ky angazhim mbështetet nga UNICEF dhe nën udhëheqjen e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe partnerin implementues Balkan Sunflowers Kosova.













