Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimt të publikuar nga KQZ-ja, aplikimi është i hapur nga data 5 maj deri më 30 maj.
“Të drejtë aplikimi kanë subjektet politike, organizatat joqeveritare, qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve të huaja, si dhe mediat vendore dhe ndërkombëtare.” ka njoftuar KQZ-ja.
KQZ-ka bashkangjitur edhe linkun duke shpjeguar se aplikimi bëhet online në: https://apliko.kqz-ks.org/sq kurse për më shumë informata, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 38 200 81 010













