Me rastin e 5 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Mamive, Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të mamive në kujdesin ndaj nënave dhe foshnjave të porsalindura.
“Sikurse në çdo institucion tjetër shëndetësor, edhe në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, me duart e tyre të “arta”, mamitë kanë ndihmuar mijëra nëna që ta përmbyllin procesin e lindjes me lehtësi dhe pa komplikime.” ka thënë ky spital.
Tutje, në këtë postim, Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka vlerësuar se përkushtimi dhe rëndësia e mamive është e pazëvendësueshme në çdo lindje!












