Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë regjistruar 25 lindje, duke shënuar një aktivitet të lartë në repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.
Sipas të dhënave javore, janë realizuar gjithsej 2,255 vizita specialistike, ndërsa 251 pacientë janë pranuar për trajtim.
Mesatarisht, 196 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë në këtë institucion shëndetësor.
Në laboratorë, 1,256 pacientë kanë kryer gjithsej 16,009 analiza laboratorike, duke reflektuar një volum të konsiderueshëm pune.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe 58 operacione me sukses dhe 221 dializa.
Në kuadër të shërbimeve diagnostike, janë realizuar 549 incizime me rëntgen, 243 ekzaminime me ultrazë dhe 74 MRI. Po ashtu, janë kryer 57 ehokardiografi, 29 ergometri, 17 gastroskopi dhe 7 kolonoskopi.
Ndërkohë, në fushën e rehabilitimit janë ofruar 195 shërbime fiziatrike.













