Ndarja nga partneri mund të jetë shumë e dhimbshme, sa disa persona mund të ndjejnë dhimbje edhe fizike.
Disa mund të ju thojnë që ‘koha shëron gjithcka’, por kjo fjali në një gjendje pas ndarjes nuk është e mjaftueshme.
Në një periudhë ndarje ju duhet të kaloni në këto faza:
Kaloni fazën e dhimbjes – pra lejojani vetës që të vuani dhe qani.
Mos e idealizoni lidhjen që kishit – lidhja juaj nuk ka qenë perfekte, kjo pasi nëse do ishte e tillë nuk do të ndaheshit. Në vend që të glorifikoni të kaluarën, bëni një listë me gjithë gjërat e këqija që ju ka bërë partneri.
Mos e pranoni që të jeni ‘miq’ – kjo pasi asnjëherë nuk funksionon miqësia me një ish.
Eleminoji të gjitha kontaktet – pasi në momente të ndjeshme, ju mund të riktheheni e të flisni sërish e kjo vetëm do ju bëjë të ndiheni më keq.
Rri larg gjërave që të kujtojnë atë – fshihi gjërat dhe elementet që të kujtojnë atë. Ju mund t’i fshini emailet, tekstet apo letrat romantike e madje edhe fotografitë që kishit së bashku. /Familja Jone