Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në këtë spiital kanë lindur nëntë foshnja.
Sipas raportit ditor, janë realizuar gjithsej 521 vizita specialistike, ndërsa 34 pacientë janë pranuar për trajtim.
Aktualisht, në spital po trajtohen 206 pacientë të shtrirë.
Në laboratorë, 237 pacientë kanë kryer gjithsej 3,144 analiza laboratorike.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe 14 operime dhe 36 dializa.
Në kuadër të shërbimeve diagnostike janë realizuar 55 incizime me rëntgen, 37 ekzaminime me ultrazë dhe 17 MRI.
Po ashtu, janë kryer 20 ehokardiografi, 8 ergometri dhe 5 gastroskopi.
Ndërkohë, në fushën e rehabilitimit janë ofruar edhe 53 shërbime fiziatrike.













