Mër, Pri 29, 2026
Banner Top
Banner Top
A guxoni ta përdorni sodën e bukës çdo natë?

Besnik Ismajli, specialist i mjekësisë së brendshme dhe gastroenterolog, gjatë një interviste në emisionin Familja Jonë ka folur për disa prej zakoneve të gabuara ushqimore që shumë persona i praktikojnë në përditshmëri, duke theksuar se këto mund të kenë pasoja në shëndetin afatgjatë.

Ai ka paralajmëruar se përdorimi i sodës së bukës çdo natë pas ndjesisë së fryrjes apo rëndesës pas ushqimit nuk duhet të konsiderohet si zgjidhje e sigurt apo afatgjatë për problemet e tretjes.

Sipas tij, qasja më e duhur është parandalimi përmes një stili të shëndetshëm jetese dhe ushqyerjeje të balancuar, në vend të përdorimit të metodave të përkohshme që nuk adresojnë shkakun e problemit.

“Unë nuk e rekomandoj. Unë mendoj që duhet më mirë ta shmangim problemin, ta parandalojmë atë që e sheh që po të pengon, se sa të ndërhyhet.” shpjegon ai.

Gjatë intervistës, Ismajli është ndalur edhe te një tjetër problem shëndetësor gjithnjë e më i përhapur në popullatë, mëlçia e dhjamosur.

Ai thekson se kjo gjendje shpesh neglizhohet nga pacientët, pikërisht për shkak se nuk shoqërohet me dhimbje direkte, por me kalimin e kohës mund të çojë në komplikime serioze.

“Unë kam pacientë çdo ditë që vijnë me mëlçi të dhjamosur, është një temë që gjithmonë kemi lënë anash, mëlçia nuk është që dhemb, por ajo shkakton probleme më vonë. Shpesh më vijnë pacientë dhe më kërkojnë ‘doktor ma shkruaj një ilaç’, por ilaçin e ke në duart tua: dietë me pak karbohidrate, dietë me pak sheqer.” këshillon Ismajli.

Në vazhdim, ai ka tërhequr vëmendjen edhe për një gabim të shpeshtë që bëhet nga shumë persona kur përpiqen të përmirësojnë dietën e tyre, duke menduar se eliminimi i sheqerit është i mjaftueshëm, por duke e zëvendësuar atë me produkte të tjera që mund të kenë efekte të ngjashme apo edhe më të dëmshme për organizmin.

“Shumëkush nga mosnjohuria e largojnë sheqerin dhe fillojnë me pije energjike zero (ato janë fruktozë), direkt shkojnë dhe bëjnë mëlçi të dhjamosur, do të thotë nga lëngjet është më së miri të pihet ujë.” shpjegon ai.

Në videon më poshtë gjeni emisionin e plotë të Familja Jonë ku Besnik Ismajli flet më gjerësisht përsëmundjet inflamatore kronike të zorrëve dhe rëndësinë e parandalimit përmes kujdesit ndaj stilit të jetesës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë