Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë realizuar 31 ekzaminime me Rezonancë Magnetike (MRI), duke përfshirë një nga shërbimet më të rëndësishme diagnostike.
Sipas raportit ditor, janë kryer gjithsej 498 vizita specialistike, ndërsa 43 pacientë janë pranuar për trajtim. Aktualisht, në spital janë të shtrirë 221 pacientë.
Në laboratorë, 269 pacientë kanë kryer 3,479 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar edhe 30 dializa.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 18 operime të suksesshme dhe janë regjistruar 5 lindje, ku kanë lindur 3 djem dhe 2 vajza.
Po ashtu, janë realizuar 76 incizime me rëntgen dhe 42 ultrazëra.
Në kuadër të shërbimeve kardiologjike janë kryer 7 ehokardiografi dhe 1 ergometri, ndërsa janë realizuar edhe 8 gastroskopi.
Në fushën e rehabilitimit janë ofruar 47 shërbime fiziatrike.













