Mër, Pri 22, 2026
Banner Top
Banner Top
Në Rahovec u mbajt Konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës e cila shënohet me 22 prill, në Komunën e Rahovecit u mbajt Konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”, një nismë që përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm.

Siç ka njoftuar Komuna e Rahovecit, në këtë ngjarje u mirëpritën kryetari i Komunës së Haraçinës nga Maqedonia e Veriut, Daut Beqiri me bashkëpunëtorët e tij, si dhe përfaqësues të organizatave partnere, drejtorë shkollash, OJQ, qytetarë dhe zyrtarë komunalë.

“Gjatë konferencës u prezantua rrugëtimi i projektit dhe rezultatet konkrete të arritura. Ndër përfitimet kryesore është ndërtimi i 6 gropave septike në 6 vendbanime, një investim me ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.” thuhet në njoftim.

Sipas komunës, një tjetër arritje është digjitalizimi i raportimit të ndotjes. Qytetarët tani mund të raportojnë ndotjen e mjedisit përmes aplikacionit “Be Clean, Be Green”, i disponueshëm në:

iOS: https://apps.apple.com/xk/app/be-clean-be-green/id6752567901

Android: https://play.google.com/store/apps/details…

Komuna tutje ka theksuar se ky projekt, i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA II, dëshmon se bashkëpunimi dhe përkushtimi sjellin rezultate të qëndrueshme për të ardhmen.

Youtube

Arkiva

Kategoritë