Pre, Pri 17, 2026
Banner Top
Banner Top
Parashikimi i motit për sot

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku orëve të pasdites pritet lokalisht të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Vranësirat më të pakta pritet të jenë në lindje të vendit.

Grimcat e pluhurit saharian do të fillojnë gradualisht të tërhiqen drejt jugut të kontinentit, për shkak të lëvizjes së masave ajrore nga verilindja. Megjithatë, në zonat me të reshura do të jenë ende të përziera me baltë.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C. /MeteoKosova/

Youtube

Arkiva

Kategoritë