Mër, Pri 15, 2026
Banner Top
Banner Top

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për muajin shkurt 2026, të cilat tregojnë lëvizje të ndryshme në indikatorët demografikë, duke përfshirë lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet.

Gjatë shkurtit 2026 janë regjistruar gjithsej 2.002 lindje, prej të cilave 1.030 meshkuj dhe 972 femra.

Krahasuar me muajin janar 2026, kjo paraqet një rënie prej 13,3%.

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 901 raste vdekjeje, ku 463 janë meshkuj dhe 438 femra.

ASK-ja thekson se të dhënat janë preliminare dhe bazohen në regjistrimet administrative të Agjencisë së Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Youtube

Arkiva

Kategoritë