Hën, Pri 13, 2026
Banner Top
Banner Top
Cilët pacientë nuk mund t’i nënshtrohen operacionit për rregullimin e nofullës?

Kirurgu maksillofacial, Agron Bytyqi, në një intervistë për Familja Jonë, ka folur gjerësisht për ndërhyrjet kirurgjikale që realizohen për korrigjimin e anomalive të nofullave, duke ofruar sqarime të rëndësishme për pacientët që e konsiderojnë një procedurë të tillë.

Gjatë intervistës, ai ka shpjeguar se çfarë janë anomalitë dento-skeletore të nofullave, si kryhen ndërhyrjet kirurgjikale dhe cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë pacientët për t’iu nënshtruar operimit.

Një theks i veçantë i është kushtuar edhe përgatitjes paraprake, si dhe vlerësimit të kujdesshëm të gjendjes shëndetësore dhe psikologjike të pacientit.

Sipas tij, jo të gjithë pacientët janë kandidatë të përshtatshëm për këtë lloj ndërhyrjeje. Gjendja psikologjike dhe pritshmëritë që pacientët kanë nga rezultati përfundimtar luajnë rol kyç, pasi në disa raste ato mund të jenë joreale dhe të ndikojnë në mënyrën se si pranohen ndryshimet pas operimit.

“Nëse pritshmëritë e pacientit janë të mëdha (nuk duhet t’i nënshtrohen këtij operimi), pastaj është ana psikologjike, personat me çrregullime të nivelit qendror psikologjik është shumë e vështirë sepse ata mund të mos e pranojnë fytyrën e vet”, ka shpjeguar Bytyqi, duke shtuar se kjo gjë në disa raste ka sjellë pasoja të rënda, në raste të rralla edhe fatale për individët që nuk kanë arritur të përshtaten me ndryshimet në pamjen e tyre.

Tutje, ai ka theksuar se ekzistojnë edhe faktorë të tjerë shëndetësorë që mund ta pamundësojnë realizimin e këtyre ndërhyrjeve. Sipas tij, problemet me koagulimin e gjakut dhe disa patologji të caktuara përbëjnë rrezik serioz gjatë dhe pas operacionit.

“Janë vetë disa problematika të organizmit që nuk lejohet, për shembull problematikat me gjakun, personat që nuk u ndalet gjaku në mungesë të koagulimit të gjakut, janë disa patologji që nuk lejohet”.

Ndërkaq, sa i përket personave që kanë diabet, Bytyqi thekson se ndërhyrja mund të realizohet në rastet kur gjendja është e menaxhuar dhe nën kontroll, megjithëse procesi i rikuperimit mund të shoqërohet me më shumë vështirësi.

“Si vështirësi normal që gjatë shërimit i ka disa probleme, por janë disa gjëra me vështirësi, mirëpo e kanë protokolin e veprimit”.

Në vijim mund të gjeni shpjegimin e plotë të Bytyqit për kategoritë e pacientëve që nuk mund t’i nënshtrohen operacionit për korrigjimin e nofullës, si dhe intervistën e plotë ku ai flet më gjerësisht për anomalitë dento-skeletore të nofullave.

Në videon më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të Bytyqit për anomalitë dento-skeletore të nofullave

Youtube

Arkiva

Kategoritë