Mar, Mar 31, 2026
Banner Top
Banner Top
Mesatarisht mbi 90 ekzaminime me rëntgen kryhen çdo ditë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Reparti i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të diagnostikimit, duke ofruar shërbime të pandërprera gjatë gjithë vitit.


“Reparti i Radiologjisë është një nga shtyllat kryesore të diagnostikimit, duke ofruar shërbime 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit”, njofton Spitali i Përgjithshëm në Pejë.


Sipas të dhënave, çdo ditë realizohen mesatarisht 98 ekzaminime me rëntgen, 20 rezonanca magnetike (MRI) dhe 36 ultrazëra.


“Këto shërbime janë jetike për vendosjen e diagnozave të sakta dhe në kohë”, thuhet më tej në njoftim, duke theksuar ndikimin e drejtpërdrejtë në trajtimin dhe shëndetin e pacientëve.


Reparti udhëhiqet nga Dr. Roze Kola Hajdari, shefe e repartit, së bashku me ekipin e mjekëve radiologë, ndërsa organizimi i punës së teknikëve të radiologjisë drejtohet nga kryeteknikja Rina Berisha.

Youtube

Arkiva

Kategoritë