Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
13 operime u kryen dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

13 operime janë kryer gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë institucion shëndetësor janë realizuar edhe një sërë shërbimesh të tjera për pacientët.

Sipas të dhënave, janë kryer 447 vizita specialistike, ndërsa 27 pacientë janë shtruar për trajtim.

Aktualisht, në spital janë të hospitalizuar 159 pacientë.

Po ashtu, janë regjistruar 4 lindje, ku kanë ardhur në jetë 3 djem dhe 1 vajzë.

Në laboratorë janë kryer gjithsej 3,974 analiza për 291 pacientë.

Shërbimet tjera përfshijnë 35 dializa, 113 incizime me rëntgen, 51 ekzaminime me ultrazë dhe 20 MRI.

Gjithashtu, janë realizuar 3 ergometri, 10 ehokardiografi, 6 gastroskopi dhe 45 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë