Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar të dhënat e raportit javor në lidhje me shërbimet që ka ofruar ky spital gjtë javës së kaluar.
Aty është theksuar se 1,129 pacientë kanë kryer gjithsej 13,122 analiza laboratorike në këtë spital.
Po ashtu, gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë lindur 24 foshnje.
Sipas njoftimit, javën e kaluar ky spital ka numëruar 152 pacientë të shtrirë mesatarisht në një ditë.
Shërbime të tjera të ofruara gjatë javës që kaloi përfshijnë:
- 2,291 vizita specialistike
- 203 pranime të reja
- 52 operacione të kryera me sukses
- 218 dializa
- 595 rëntgen, 231 ultrazëra, 96 MRI
- 26 ehokardiografi
- 14 ergometri
- 13 gastroskopi
- 9 kolonoskopi
- 173 shërbime fiziatrike













