Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Vendoset gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, morën pjesë sot në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Ministri Gashi ka njoftuar se ky projekt ka vlerë mbi 5.7 milionë euro duke e ciësuar si një ngjarje që shënon një moment të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive në vend.

Sipas Gashit, projekti parasheh ndërtimin e një kompleksi modern, i cili do të përfshijë hapësira multifunksionale për stërvitje, objekte akomoduese për sportistët dhe një palestër sipas standardeve ndërkombëtare, duke krijuar kushte të avancuara për përgatitjen e xhudistëve dhe njëkohësisht mundësi për organizimin e garave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Lojërave Mesdhetare.

Gashi po ashtu ka falënderuar Federatën e Xhudos së Kosovës për përkushtimin ndaj këtij sporti.

“Faleminderit Federatës së Xhudos së Kosovës, trajnerëve dhe sportistëve për punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm sepse falë jush, Kosova sot qëndron me krenari në hartën botërore të xhudos!” ka shkruar Gashi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë