Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar raportin me të dhënat për shërbimet e keryera gjatë 24 orëve të fundit.
Aty është theksuar se 17 operime të suksesshme janë kryer dje në këtë spital.
Sipas këtyre të dhënave po ashtu gjatë ditës së djeshme 205 pacientë kanë kryer vetëm 3085 analiza.
Të dhënat tjera që ka theksuar Spitali i Përgjithshëm në Pejë lidhur me shërbimet e ofruara dje përfshijnë:
- 433 Vizita specialistike
- 4 Lindje
- 33 Dializa
- 141 Rëntgen, 43 Ultra Zëra, 16 MRI
- 8 ergometri, 7 ehokardiografi
- 7 gastroskopi
- 45 Shërbime Fiziatrike
Sipas këtij raporti, 40 Pacientë janë shtruar për shërim dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kurse aktualisht aty janë të shtrirë 174 pacientë













