Die, Mar 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Përfundon renovimi i Ambulancës Specialistike të Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka përfunduar renovimi i Ambulancës Specialistike të Pulmologjisë, duke përmirësuar kushtet për ofrimin e shërbimeve për pacientët.

Spitali Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga e hëna, më 16 mars, vizitat për pacientët e Pulmologjisë do të kryhen në ambulancën e renovuar, e cila ndodhet në hyrje të oborrit të Spitalit të Mushkërive.

“Ky përmirësim synon të ofrojë kushte më të mira dhe më funksionale për pacientët dhe stafin mjekësor.” – është thënë në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë