Specialisti i mjekësisë së brendshme dhe gastroenterologu Besnik Ismajli, gjatë një paraqitjeje në emisionin Familja Jonë, ka folur për sëmundjet inflamatore kronike të zorrëvedhe rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit përmes ushqyerjes së duhur.
Në këtë intervistë ai ka ndarë një sërë faktesh dhe këshillash që lidhen me ruajtjen e shëndetit, mënyrat e duhura të të ushqyerit, si dhe disa nga gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë në përditshmëri në raport me ushqimin dhe stilin e jetesës.
Duke u ndalur te konsumimi i frutave, Ismajli ka theksuar se ato rekomandohet të konsumohen të plota dhe jo të shtrydhura në formë smoothie. Sipas tij, mënyra e konsumimit ndikon drejtpërdrejt në vlerat ushqyese që përfiton organizmi.
Ai ka shpjeguar se kur fruti konsumohet i plotë, ai përmban më shumë fibra, të cilat janë të rëndësishme për sistemin tretës dhe shëndetin në përgjithësi. Ndërsa kur fruti shtrydhet, në thelb merret kryesisht sheqeri i tij, duke humbur një pjesë të përfitimeve që ofrojnë fibrat.
Në videon më poshtë mund të ndiqni shpjegimin e plotë të gastroenterologut për këtë çështje.
Ndërsa në videon më poshtë gjeni intervistën e plotë me Specialistin e mjekësisë së brendshme dhe gastroenterologun Besnik Ismajli.











