Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar raportin javor për shërbimet e kryera gjatë javës së kaluar.
Sipas këtij raporti, gjithsej 30 foshnje duke përfshirë 18 vajza dhe 12 djem lindën gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Spitali ka theksuar se gjatë javës së kaluar po ashtu janë kryer 30 mijë e 30 vizita specialistike.
Shërbimet tjera të kryera gjatë javës së kaluar në këtë spital, sipas raportit janë:
- 220 pranime të reja
- 18,327 analiza laboratorike për 1,525 pacientë
- 74 operacione të kryera me sukses
- 207 dializa
- 735 rëntgen, 279 ultrazëra, 81 MRI, 56 mamografi
- 48 Ehokardiografi, 12 ergometri
- 20 gastroskopi, 10 kollonoskopi
- 238 shërbime fiziatrike.
Tutje në raport njoftohet se javën e kaluar në këtë spital kanë qenë 187 pacientë të shtrirë mesatarisht në një ditë.












