Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
30 foshnje lindën gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar raportin javor për shërbimet e kryera gjatë javës së kaluar.

Sipas këtij raporti, gjithsej 30 foshnje duke përfshirë 18 vajza dhe 12 djem lindën gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Spitali ka theksuar se gjatë javës së kaluar po ashtu janë kryer 30 mijë e 30 vizita specialistike.

Shërbimet tjera të kryera gjatë javës së kaluar në këtë spital, sipas raportit janë:

  • 220 pranime të reja
  • 18,327 analiza laboratorike për 1,525 pacientë
  • 74 operacione të kryera me sukses
  • 207 dializa
  • 735 rëntgen, 279 ultrazëra, 81 MRI, 56 mamografi
  • 48 Ehokardiografi, 12 ergometri
  • 20 gastroskopi, 10 kollonoskopi
  • 238 shërbime fiziatrike.

Tutje në raport njoftohet se javën e kaluar në këtë spital kanë qenë 187 pacientë të shtrirë mesatarisht në një ditë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë