Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Përfundon me sukses trajnimi “Ultratingulli Diagnostik i Sistemit Osteomuskular” për Specialistët e Fiziatrisë

Sipas plan programit të aprovuar dhe financuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, është organizuar trajnimi profesional “Ultratingulli Diagnostik i Sistemit Osteomuskular për Specialistët e Fiziatrisë.”

Kështu ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një njoftimi ku ka treguar se në këtë trajnim 12 ditor morën pjesë 13 mjekë specialistë të fiziatrisë, të cilët ndoqën një program të strukturuar që kombinonte pjesën teorike me praktikën e drejtpërdrejtë në aparaturë ultrasonografike dhe në raste klinike reale.

“Ky trajnim është realizuar me sukses të plotë dhe përmbush standardet profesionale dhe metodologjike të programit të akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ku qëllimi i trajnimit ishte zhvillimi i njohurive të avancuara teorike dhe aftësive praktike në diagnostikën ultrasonografike të sistemit osteomuskular, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e diagnostikës dhe menaxhimit klinik të patologjive muskuloskeletale në praktikën fiziatrike.” është theksuar në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë