Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Në Spitalin e Mitrovicës realizohet me sukses një operacion i ndërlikuar për tumorin e rektumit

Në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është realizuar me sukses një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale për tumorin e rektumit tek një pacient 66-vjeçar.

Siç ka njoftuar spitali, ky pacient u paraqit me simptoma klinike sfiduese ku pas ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike, ekipi mjekësor diagnostikoi pacientin me Adenocarcinoma Recti (tumor i rektumit).


​”Përballë kësaj diagnoze komplekse, mjekët vendosën për realizimin e procedurës Abdominoperineal Resection (amputimi i rektumit sipas Miles), një ndër operacionet më sfiduese në kirurgjinë kolorektale.” thuhet në njoftimit e spitalit.

Tutje është bërë e ditur se ekipi mjekësor është përbërë nga specialistët e kirurgjisë abdominale: Erblin Ademi, Albert Miftari, Ilir Hajzeri, Fatmir Ujkani (Anesteziolog), asistuar nga teknikët Petrit Boja dhe Afije Istrefi, si dhe ​ekipi i Instrumentareve, Vlora Shkreli- Ibrahimi dhe Gabimete Jashari.

“Ndërhyrja përfundoi me sukses të plotë. Falë kujdesit të vazhdueshëm post-operativ, pacienti pati një ecuri shumë të mirë dhe u lirua për në shtëpi në gjendje të stabilizuar shëndetësore.” është theksuar në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë