Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Reparti i Pediatrisë – Zemra që rreh për fëmijët në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!

Reparti i Pediatrisë është një nga repartet më të ndjeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Çdo ditë, për çdo fëmijë që ka nevojë për kujdes, Reparti i Pediatrisë është aty.

Në vitin 2025 ky Repart ka kryer plotë:
🔹 20,027 vizita specialistike
🔹 Mesatarisht 54 fëmijë çdo ditë marrin shërbim
🔹 763 pacientë të shtrirë kanë marrë trajtim spitalor.

Pas këtyre numrave qëndron një ekip që punon 24 orë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit, shumë shpesh pa orar, me profesionalizëm dhe ndjeshmëri të lartë.

Ekipi që kujdeset për më të vegjlit tanë:
✔️ 2 mjekë specialistë pediatër
✔️ 2 mjekë specialist pediater që kryejnë vetëm kujdestaritë
✔️3 mjekë në specializim
✔️ 1 logoped
✔️ 12 infermiere të përkushtuara, të udhëhequra nga Kryeinfermierja Nita Begolli.

Reparti udhëhiqet nga Shefi i Repartit dhe Mjeku me përvojë Dr. Afrim Nimanaj, i cili së bashku me ekipin siguron kujdes të vazhdueshëm 24/7 për çdo fëmijë që ka nevojë.

Pediatria nuk është vetëm repart – është besim, është përgjegjësi, është përkushtim ndaj së ardhmes sonë.

Faleminderit stafit për punën e palodhshme dhe prindërve për besimin që na japin çdo ditë.

#SpitaliPejë #vleratona #Pediatria #KujdesiPërFëmijët #ShëndetiIPare #EkipiYNëVeprim

Youtube

Arkiva

Kategoritë